Home upt_fauPosts

FAU | Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës

@upt_fau

Faculty of Architecture and Urbanism Për çdo informacion rreth Testit të Pranimit, klikoni links e mëposhtëm ⤵️
Followers
2,007
Following
5
Account Insight
Score
28.26%
Index
Health Rate
%
Users Ratio
401:1
Weeks posts
Po ju njohim me konceptin dhe projektin e dy fakulteteve të UPT, Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës,i cili po zë vendin e pjesës së objektit ekzistues të dëmtuar nga tërmeti. Grupi i projektimit të këtij projekti përbëhet nga: - Arkitektura: Armand VOKSHI Gjergj ISLAMI Gjergj RUCI - Asistuan në projektim: Bleona DHAMO Jani TOÇI Rio KERPACI - Kostruksioni: Arben DERVISHAJ - Hidro: Alket KUMARAKU - Mekanike: Ramadan ALUSHAJ -Elektrike: Lindita DHAMO - Mjedisi: Alfred LAKO - Gjeodezia: Bilbil NURÇE
407 2
2 years ago
ALMA 2026 | 4–6 June | Polytechnic University of Tirana Keynote Speaker: Andrea Canziani, Chair of DOCOMOMO International Scientific Committee on Education and Training Register now to attend: https://docomomo.al/registration/ More about the conference: https://docomomo.al/alma/ #DoCoMoMoAlbania #ALMA2026 #ModernArchitecture #ArchitecturalHeritage #Tirana
45 2
4 hours ago
ALMA 2026 | 4–6 June | Polytechnic University of Tirana Registration is FREE! Join architects, researchers, and heritage professionals from around the world for three days of discussions on modern architecture, landscapes, and the future of 20th-century heritage. Register now: https://docomomo.al/registration/ More about the conference: https://docomomo.al/alma/ #DoCoMoMoAlbania #ALMA2026 #ModernArchitecture #ArchitecturalHeritage #Tirana
114 1
1 day ago
Pjesë nga Festa Studentore në atriumin e UPT, organizuar nga studentët e FAU.
256 0
4 days ago
Rhythms of Matter - 14th Encounter May 21, 2026 7:00 PM TULLA – Culture Center Guest: Kersten Geers & David Van Severen, OFFICE KGDVS Talk: Difficult Double Rhythms of Matter continues with an open talk by OFFICE cofounders, Kersten Geers and David Van Severen. Founded in Brussels in 2002, OFFICE KGDVS has developed one of the most distinctive voices in contemporary European architecture. Working across scales and typologies, from furniture to urban design, the practice understands architecture as a cultural undertaking aimed at improving the human environment. Its work engages pressing questions of sustainability, responsible sourcing, and future use not as limitations, but as catalysts for shaping the urban and social realm. At once pragmatic and innovative, OFFICE’s projects are deeply rooted in architectural history while remaining sharply engaged with the present. Rather than treating architecture as image-making, their work creates clear spatial frameworks within which life can unfold in all its complexity. Moving between built projects, exhibitions, research, books, and teaching, the studio continuously explores the relationship between architecture, theory, and the contemporary condition. At Tulla – Culture Center, the evening will move through projects and reflections on architecture as both a cultural discipline and a precise spatial practice—one capable of framing collective life through clarity, order, and restraint. We look forward to welcoming you and keeping the rhythm alive. @office @akpt_shqiperia2030 @azht.gov.al @upt_fau @shoqataearkitekteve @adel.greca @martinalite @dveizaj @gjergjislami @admyzo @andi.arifaj @tullaculture @klejda @albannimani #tullaculturecenter #OFFICEKGDVS #KerstenGeers #DavidVanSeveren #RhythmsOfMatter
0 0
4 days ago
Të nderuar studentë, Ju informojmë se më 21 Maj 2026 do të zhvillohet “Panairi i Karrierës – Edicioni V” në ambientet e Universiteti Politeknik i Tiranës. Ky aktivitet përfaqëson një mundësi shumë të mirë për studentët për të krijuar kontakte profesionale, për të njohur kompani dhe institucione të ndryshme, si edhe për të eksploruar mundësi praktike dhe punësimi. Në kuadër të përgatitjeve për këtë aktivitet, ju ftojmë të: • Informoheni dhe të ndiqni njoftimet lidhur me panairin përmes email-eve, shpalljeve dhe mediave sociale; • Merrni pjesë aktive në aktivitet; • Përgatitni punime apo projekte studentore për ekspozim; • Kontribuoni në organizimin e “Këndit të Studentit” me materiale dhe prezantime përfaqësuese; • Përditësoni dhe të merrni me vete CV-të tuaja. Së shpejti do të publikohen edhe detaje të tjera mbi organizimin dhe programin e aktivitetit. Ju mirëpresim!
7 0
5 days ago
ALMA 2026 | 4–6 June | Polytechnic University of Tirana Keynote Speaker: Antonello Alici, Chair of DOCOMOMO Italy Register now to attend: https://docomomo.al/registration/ More about the conference: https://docomomo.al/alma/ #DoCoMoMoAlbania #ALMA2026 #ModernArchitecture #ArchitecturalHeritage #Tirana
50 1
6 days ago
Në kuadrin e Kursit Pasuniversitar për Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës, u zhvillua në qytetin e Durrësit një leksion i hapur nga pedagogu i lëndës së Restaurimit dhe Konsolidimit, mbi Restaurimin e Kullës C të mureve fortifikues të qytetit, e cila kishte pësuar kolaps gjatë tërmetit të vitit 2019. Restaurimi ishte tepër kompleks dhe kërkonte kontributin edhe të fushave të tjera shkencore e teknike: të historianit, Prof. Dr. Gjerak Karaiskaj, të konstruktorit, Prof. Arben Dervishaj, të arkeologut Syria Lelës, të inxhinierëve gjeodetë Skënder Allkja dhe Ardita Malaj, si dhe përfaqësuesi i CHwB, Fondacioni i Restauratorëve pa Kufij, bashkautor i projektit dhe supervizimi i punimeve, Mcs. Ark. Stavri Burda. Secili nga pjesëtarët në leksion referuan mbi vështrimin historik, mbi analizën e shkaqeve të kolapsit dhe llogaritje statike për ringritjen e kullës, mbi sondazhet dhe gërmimet arkeologjike dhe përcaktimin e fazave ndërtimore, mbi analizat gjeoteknike për përbërjen dhe vetitë fiziko-mekanike të materialeve ndërtimore, si dhe shpimeve gjeologjike, mbi dokumentacionin e blloqeve te rrëzuara dhe mënyrën e ringritjes së tyre. Leksione të tilla në terren janë bërë tashmë praktikë e përvitshme dhe jo vetëm për këtë monument, por dhe për monumente të tjera me probleme serioze restaurimi. Projekti dhe restaurimi u financuan nga Fondi i Ambasadorit të SHBA për Trashëgiminë Kulturore dhe Agjencisë Suedeze të bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar nëpërmjet CHwB.
64 0
6 days ago
FAU në Uni Kassel, Gjermani Punëtori Phygital – Karrige me Dru të Rikuperuar Punëtori intensive që përqendrohet në ripërdorimin e materialeve drusore të mbledhura nga mjedisi urban. Realizimi me dru të rikuperuar dhe kombinimi i punës praktike me mjete dixhitale të dizajnit për të projektuar dhe ndërtuar karrige. Workshop-i u zhvillua si pjesë e aktivitetit të "Department of Experimental and Digital Design and Construction", duke eksploruar ndërthurjen mes metodave eksperimentale të ndërtimit dhe teknologjive dixhitale në procesin e dizajnit. Studentë të FAU-t në Kassel kanë ndjekur këtë punëtori intensive, duke marrë pjesë aktive në procesin e projektimit dhe realizimit të karrigeve.
99 0
8 days ago
Ju ftojmë të bëheni pjesë e diskutimit: "Italia dhe Shqipëria: Dialogu njëshekullor në arkitekturë dhe në qytet". Një reflektim mbi gjurmët që koha dhe arkitektura kanë lënë në qytetet tona, sidomos një takim që analizon simbiozën e projektimit dhe vizionit urban që ka lidhur dy brigjet për një shekull. Në panel: 🎙️ Folës: Prof. Dr. Armand Vokshi 🎤 Moderator: Ark. Eljor Kerçiku (Themelues i Diele Kerciku Architetture) 📌 Kur? 13 Maj 2026 🕓 Ora: 16:00 📍 Vendi: Hotel Plaza, Tiranë Një mundësi e shkëlqyer për të biseduar mbi ngjarjet e arkitekturës me dy zëra aktivë në fushën e arkitekturës në Shqipëri dhe Itali.
24 0
9 days ago
Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës morën pjesë në një leksion të hapur mbi rëndësinë e aksesueshmërisë dhe dizajnit universal për personat me aftësi të kufizuara. Aktiviteti solli në vëmendje mënyrën se si arkitektura dhe planifikimi urban mund të kontribuojnë në ndërtimin e shoqërive më gjithëpërfshirëse dhe pa barriera. Përmes ndarjes së praktikave të mira nga Italia nga aktivisti i njohur për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Maximiliano Ulivieri, si dhe diskutimeve me studentët, u theksua roli i profesionistëve të ardhshëm në krijimin e hapësirave që garantojnë pjesëmarrje të barabartë, dinjitet dhe pavarësi për të gjithë. Aksesueshmëria nuk është vetëm një standard teknik — është një e drejtë themelore dhe një element kyç për qytete dhe komunitete më të drejta dhe më gjithëpërfshirëse. @ministria_e_shendetesise @upt_fau @italyinalbania @aics_tirana @fondacioni_se_bashku @maxulivieri #CoordInActionGBV #NoToGBV #ZeroGBVAlbania
116 1
9 days ago
Informacion mbi programin e praktikave të punës te Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH). FSHZH është organizatë jofitimprurëse dhe ka një ekspertizë të krijuar prej më shumë se 30 vitesh në disa sektorë të ndryshëm dhe aktualisht është duke zbatuar projekte të shumta në zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Me synim përcjelljen e përvojës së mirë tek studentët ekselentë nga universitete private a publike, brenda e jashtë vendit, FSHZH në përmbushje të përgjegjësisë sociale ofron një mundësi për Praktika Pune afatgjatë. Praktika do të ketë një kohëzgjatje 6-12 muaj, është me pagesë (paga minimale) dhe do të realizohet në ambientet e punës së FSHZH-së. Praktikantët duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë: • të kenë njohuri kompjuterike shumë të mira; • të kenë aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup. Kandidatët duhet të jenë studentë të masterit apo të sapodiplomuar në profilin e arkitekturës. Të rinjtë e interesuar, duhet të dërgojnë CV në adresën: [email protected] e më pas do të kontaktohen nga Zyra e Burimeve Njerëzore te FSHZH, për të zhvilluar intervistën.
37 0
10 days ago