Ka filma që të lënë pa frymë… dhe pastaj janë komeditë e mira, ato që të bëjnë të harrosh botën për 2 orë. 🎬 Mes humorit inteligjent, situatave absurde, romancës kaotike dhe personazheve që mbeten ikonikë, këto janë disa nga ata filma që duhet t’i shikosh patjetër të paktën një herë në jetë. Dhe e bukura është se, edhe kur i di skenat përmendësh, prapë nuk mërzitesh kurrë t’i rishikosh. ✨
Nga Saint Laurent te Bottega, Prada apo Chanel, disa modele po përsëriten aq shumë në feed sa po kuptohet qartë cilat do të jenë çantat e verës 2026☀️
Dhe po, ka një arsye… sepse janë pikërisht këto çanta që Këto janë ato çanta që të bëjnë të duash të rezervosh një biletë avioni, të veshësh një fustan të bardhë dhe të humbasësh nëpër rrugicat e një ishulli grek🏖️
Ka një arsye pse disa meshkuj hyjnë në një dhomë dhe duken më “me jetë”. Jo domosdoshmërisht më të bukur, më të pasur, por me energji, fokus, humor dhe dëshirë për jetën. Kanë atë që shumë njerëz e quajnë thjesht: prezencë. Në shumë raste, kjo lidhet me një kombinim hormonal, fizik dhe psikologjik ku testosteroni luan rol qendror. Dhe jo, nuk bëhet fjalë vetëm për muskuj apo seks... 🙃
Spanjollët duket sikur e kanë kthyer jetën në një art më të butë: më pak stres, më shumë njerëz, më shumë momente. 🥰 Dhe disa koncepte që të bëjnë të mendosh: “ndoshta kështu duhet jetuar në të vërtetë!” 💃🏻🪭🌴
Helen Mirren është një nga ato gra që të kujton se eleganca dhe vitaliteti nuk kanë lidhje me moshën. Pas trupit dhe energjisë së saj në moshën 79-vjeçare nuk fshihet perfeksioni, por kujdesi për veten, lëvizja dhe disiplina e vogël e përditshme. Sepse në fund, mënyra si ndihet trupi reflektohet në gjithçka.👵🤍
Dikur espresso ishte simboli i njerëzve produktivë dhe ishte shume cool: të flije 4 orë, të pije 7 kafe, të punoje deri në burnout. Sot kjo duket pak… primitive. Brezi i ri “wellness-performance” nuk do vetëm të zgjohet. Do të funksionojë mirë. Për orë të tëra! Por trupi nuk ka nevojë gjithmonë për më shumë stimulim; ka nevojë për energji më inteligjente 🙃☕️
Shumë nga ne me siguri e kanë dëgjuar restorantin disavjeçar Piazza… por jo të gjithë e kanë parë se si është transformuar së fundmi…
Tirana në fakt ka pafund restorante, e këtë e kemi thënë shpesh, por jo në të gjitha ndien menjëherë klas, qetësi dhe atë mikpritjen që të bën të ndihesh mirë sapo hyn. Është bukur të shohësh se sa më shumë po zhvillohet qyteti, aq më shumë po rritet edhe standardi i shërbimit, ku nuk ka rëndësi vetëm ushqimi, por e gjithë eksperienca që të ofrohet.
Ajo që do të veçonim te @piazza.garden ishte mënyra shumë e kujdesshme dhe “e pastër” si ishin gatuar pjatat, diçka që ia përmendëm edhe stafit, i cili karakterizohej nga pozitiviteti, komunikimi i ngrohtë dhe kujdesi ndaj çdo klienti në restorant.
Ne zgjodhëm të konsumonim një darkë relativisht të lehtë, ku do të evidentonim antipastat shumë të veçanta, herë pas here me një frymë greke, mishin e gatuar në mënyrë të shkëlqyeshme… ah po, dhe ëmbëlsirat që padyshim duhen provuar. :)
Edhe menuja e verërave vlen të përmendet, një përzgjedhje e larmishme me etiketa për shije të ndryshme dhe çmime shumë të arsyeshme për atë që ofrohet, dhe ajo e pjatave gjithashtu.
Nëse jeni nga ata persona që kërkoni një darkë të qetë, ushqim të përgatitur me kujdes dhe një ambient privat ku ndihesh rehat nga fillimi në fund, Piazza Garden, është nga ato vende që ia vlen ta rikthesh në listën tuaj! 💚
Grekët kanë një talent të çuditshëm: dinë t’u japin emër ndjenjave që shumica prej nesh nuk dimë si t’i shpjegojmë. Mes muzikës, tavernave, detit, nostalgjisë dhe mënyrës së tyre kaq intensive për ta jetuar jetën… lindin disa fjalë që duken sikur mbajnë brenda gjithë shpirtin e Mesdheut 🩵🌊
Ka shumë restorante buzë detit nga Vlora në Sarandë. Por janë të paktë ata që arrijnë të dallohen realisht… ndaj në Stylisphere, restorantet nuk përzgjidhen kurrë rastësisht!
Përtej pamjes apo vendndodhjes, ne i kushtojmë rëndësi mënyrës si një vend të bën të ndihesh: shërbimit, atmosferës, kuzhinës dhe atyre detajeve që e diferencojnë nga të tjerët…Restorante me identitet, me kujdes në shërbim, kuzhinë të menduar mirë dhe një atmosferë që të mbetet gjatë në mendje☺️
Dhe këtë verë, kemi përzgjedhur pikërisht ato vende në jugun e vendit që e meritojnë vëmendjen!
Ju, kë do shtonit/hiqnit?🤔
Në Febal Casa Albania, besojmë se vlera e vërtetë e një projekti, lind aty ku arti i ndërtimit takohet me elegancën e interierit!
Këtu nis një bashkëpunim ndërmjet profesionistësh:
Febal Casa Albania & | @atelier4studio | @texas_development | @kerko360 | @stylisphere | @atelier4interiors
Çdo shenjë duket sikur vjen për të na mësuar diçka ndryshe në jetë. Disa na mësojnë durimin, disa vetëbesimin, disa si të vendosim kufij apo si të heqim dorë nga kontrolli. Dhe shpesh, pikërisht ato gjëra me të cilat përballemi vazhdimisht, janë mësimet që jeta po përpiqet të na japë nëpërmjet tyre ☺️