Gjatë muajit prill, patëm kënaqësinë të realizonim një sesion coaching dhe mbështetjeje me ekipin e palodhshëm të The Ideas Partnership.
Kur punon në vijën e parë për arsimimin dhe përkrahjen e komuniteteve, ti nuk jep vetëm kohën tënde, por shpesh edhe një pjesë të shpirtit. Gjatë këtij workshop-i, ne u fokusuam te Trauma Sekondare: kuptimi i mënyrës se si përballja me sfidat e të tjerëve ndikon në mirëqenien tonë emocionale.
U mahnitëm nga energjia pozitive dhe hapja e ekipit të TIP. Është e rrallë të gjesh një grup që është aq i gatshëm të hyjë në diskutime të thella, duke ruajtur në të njëjtën kohë një atmosferë kaq vibrante dhe mbështetëse.
Pikat kryesore të diskutimit:
✅ Identifikimi i shenjave të “lodhjes nga dhembshuria”.
✅ Ndërtimi i “mureve mbrojtëse” emocionale për të ruajtur empatinë pa u djegur (burnout).
✅ Fuqizimi i rrjeteve të mbështetjes kolegiale brenda organizatës.
Faleminderit ekipit të TIP për punën jetike që bëni dhe që na besuat të jemi pjesë e rrugëtimit tuaj. Mos harroni: të kujdeseni për veten është hapi i parë për t’u kujdesur për të tjerët!
Menopauza në vendin e punës: Pse heshtja po ju kushton organizatave?
38 profesionistë iu bashkuan sesionit tonë të fundit. Por, vlera e vërtetë ishte ajo që mësuam ne prej tyre.
📊 Çfarë na tregojnë shifrat pas sesionit?
✅ 81% e konsideruan temën tejet relevante për rolin e tyre.
✅ 90% kuptuan ndikimin e drejtpërdrejtë në performancë.
✅ 90% e shohin si faktor kyç në mbajtjen e stafit (retention).
Pothuajse të gjithë u zotuan për hapa konkretë pas këtij takimi.
🔍Realiteti që shpesh anashkalohet:
Pavarësisht rëndësisë, sfidat mbeten reale:
Tabuja: Menopauza mbetet "e padukshme" në zyrë.
🛑Shumë organizata kanë një përqindje të lartë të grave mbi 40 vjeç, por pa asnjë politikë mbështetëse.
🛑Si të hapet kjo temë pa krijuar stigmatizim apo keqkuptime?
Kjo nuk është thjesht një çështje mirëqenieje. Është një shtyllë kryesore e performancës, kulturës organizative dhe ruajtjes së talenteve me përvojë.
Ky është vetëm fillimi i një bisede që duhet të vazhdojë. 💬
Si po e trajton organizata juaj këtë temë? Na shkruani në komente. 👇
#Leadership #HR #MenopauseAtWork #Inclusion #SupportGroupsKosova #WellnessAtWork
Menopauza po ndodh në vendin tuaj të punës , pavarësisht nëse njerëzit flasin për të apo jo.
Globalisht, miliona gra në fuqinë punëtore po kalojnë nëpër fazën e perimenopauzës ose menopauzës. Kjo etapë e jetës mund të ndikojë në gjumë, përqendrim, nivelet e energjisë dhe mirëqenien emocionale e megjithatë, mbetet një nga temat më pak të diskutuara në mjediset profesionale.Në të njëjtën kohë, shumë gra të moshës midis 45 dhe 55 vjeç janë në kulmin e përvojës, ekspertizës dhe produktivitetit të tyre profesional.Profesionistë të HR-it dhe menaxherë ndihen të pasigurt se si ta qasen këtë temë apo si t'i mbështesin punonjësit në mënyrë të duhur. Ky sesion online është krijuar për të hapur këtë bisedë dhe për të ofruar udhëzime praktike për organizatat.
Gjatë sesionit do të eksplorojmë:
✔ Çfarë është menopauza dhe si mund të ndikojë ajo në punë
✔ Si mund të nisin menaxherët biseda respektuese dhe mbështetëse
✔ Përshtatjet praktike në vendin e punës që organizatat mund të konsiderojnë
✔ Pse menopauza ka rëndësi për mbajtjen e talenteve, mirëqenien dhe udhëheqjen moderne
Mbështetja e grave gjatë menopauzës nuk është vetëm një çështje mirëqenieje.Është një çështje lidershipi, përfshirjeje dhe menaxhimi të talenteve.
📅 Data: 25 Mars 2026
⏰ Ora: 14:00
💻 Sesion Online : https://forms.gle/Wvtodeob2Z9y9PFRA
🎟 Pjesëmarrja: Falas
Ky shërbim financohet nga @swedeninkosovo , @communitydevelopmentfund , @humanrightivism
Last week we organized a support group with activists from different organizations in Kosovo to talk about activism burnout and wellbeing.
Participants from @krct_qkrmt , @teachforkosova , @csgdkos , @astroclubkosova , @artpoliscenter , and Action for Mothers and Children came together to share experiences, reflect on the challenges of activism, and discuss ways we can support each other.
Creating spaces for care, reflection, and solidarity is essential for sustaining long-term social change.
@communitydevelopmentfund@swedeninkosovo@humanrightivism
ALB
Javën e kaluar organizuam një takim me aktivistë nga organizata dhe iniciativa të ndryshme në Kosovë për të diskutuar rreth lodhjes nga aktivizmi dhe mirëqenies së aktivistëve.
Pjesëmarrës nga KRCT, Teach for Kosova, CSGD, Astro Club Prishtina, Artpolis dhe Action for Mothers and Children u mblodhën për të ndarë përvoja, për të reflektuar mbi sfidat që sjell puna aktiviste dhe për të diskutuar mënyra se si mund ta mbështesim njëri-tjetrin.
Krijimi i hapësirave për kujdes, reflektim dhe solidaritet është i rëndësishëm për ta bërë aktivizmin të qëndrueshëm në afatgjatë.
Me 10 Mars 2026, Community Development Fund – CDF përmes Programit të Fondit Global organizoi një takim koordinues me hisedarët relevantë kombëtar, lidhur me ecurinë e shërbimit të Profilaksës para Ekspozimit ndaj HIV - PrEP, sfidat në qasje, zgjerim të shërbimit dhe barrierat strukturore dhe ligjore në Kosovë. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, përfaqësues nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përfaqësues nga Klinika Infektive e ShSKUK, si dhe përfaqësues të OJQ-ve Csgd Kosovo , @kopfund , @integra_ngo nënmarrës të grantit të Fondit Global. On 10 March 2026, the Community Development Fund – CDF through The Global Fund Program organized a coordination meeting with relevant national PrEP stakeholders where they discussed the progress of the PrEP service, challenges in access, scale-up possibilities and structural and legal barriers in Kosovo.
National stakeholders include the Ministry of Health, the National Institute of Public Health of Kosova, the Infectious Diseases Clinic of UHCSK, as well as representatives of the Global Fund grant sub-recipients NGOs Csgd Kosovo , @kopfund , @integra_ngo .
@globalfund
Paneli diskutues me temën “Sfidat dhe politikat për mbrojtjen e shëndetit dhe të drejtave të minatorëve në Kosovë” mblodhi në një tryezë përfaqësues kyç institucionalë dhe profesionalë, përfshirë zëvendësministrin e Shëndetësisë Z. Arsim Berisha, zëvendësministrin e Ekonomisë Z. Getoar Mjeku, Ushtruesin e Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A. Z. Faton Ahmeti, Kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Trepçë – Njësia Stantërg Z. Ibrahim Januzi, si dhe Dr. Myhidin Shehu nga Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës (QKMP), nën moderimin e @medijanarrahmani Medijana Rrahmanit.
Instituti për Hulumtime dhe të Drejta të Njeriut së shpejti do të publikojë përmbledhjen e pikave kryesore dhe kontributin e secilit panelist në diskutim.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “HumanRightivism”, i financuar nga Community Development Fund (CDF) – Embassy of Sweden in Pristina.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, panelistët dhe partnerët për kontributin e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme në adresimin e çështjeve që lidhen me të drejtat, shëndetin dhe sigurinë e minatorëve në Kosovë.
#IHDNj #HumanRightivism #CDF #EmbassyOfSweden #institutiihdnj
🎤 Nga fjalimi i Znj. Kaltrina Rexhepi, Drejtore Ekzekutive e Institutit për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj):
“Sot, në 37-vjetorin e përmbylljes së javës së minatorëve, dua të flas për shëndetin, jetën dhe punën e minatorëve në ditët e sotme, si dhe kontributin e tyre.
Kjo është një iniciativë konkrete nga IHDNj për realizimin e listës zyrtare të sëmundjeve profesionale, si dhe për ndryshimet legjislative që duhet të ndërmerren, në mënyrë që minatorëve t’u njihet kontributi i punës dhe të merret parasysh nevoja për një pensionim të parakohshëm, e jo siç është aktualisht, deri në moshën 65 vjeç.
Ne, gjatë këtij hulumtimi, kemi hasur një përkrahje të jashtëzakonshme nga minatorët e Trepçës, njësisë në Artanë dhe asaj në Stantërg, të cilët u bashkuan dhe u përgjigjën në anketim dhe në fokus-grupe me minatorë dhe familjarë të minatorëve.
Po ashtu, në peticionin e realizuar në Mitrovicë, për tre ditë janë mbledhur mbi 1000 nënshkrime, pikërisht për ndryshimet që ne, në këtë raport, i kemi adresuar.
Kjo përkrahje tregon nevojën e madhe për ndryshim në të mirë të jetës dhe kushteve të punës së minatorëve.
Ky hulumtim është vetëm një nismë e vogël. Hapi i radhës, konkret që ne synojmë ta arrijmë më tutje në këtë çështje, është inicimi i ndryshimeve ligjore, si dhe krijimi i listës zyrtare të sëmundjeve profesionale, e cila do të kontribuonte në përmirësimin e jetës, shëndetit dhe punës së minatorëve.
Për këtë, ne besojmë se do të kemi përkrahjen e organeve institucionale, si dhe të partnerëve tanë, si deri më tani.”
#Minatoret #IHDNj #JavesSeMinatoreve #ShendetDheSiguriNePune
🎤 Nga prezantimi i hulumtimit
Znj. Anita Plakolli – Analiste e Hulumtimit
“Qellimi i hulumtimit eshte nnxitja e ndryshimeve legjislative dhe krijimin e nje liste zyrtare te semundjeve profesionale si baze per mbrojtje ligjore, kompnesim dhe trajtim adekuat, si dhe pensionim te parakohshem per minatoret e Kosoves.
Jam faleminderuese per besimin e dhene ne kete hulumtim, me nje tematike kaq sensitive dhe te patrajtuar.”
#IHDNj #Minatoret #Hulumtim #shendetdhesigurinepune
📣 Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) ju fton në konferencën përmbyllëse të Javës së Minatorëve, ku do të lansohet hulumtimi “Punëtorët e Padukshëm të Nëntokës: Drejt Hartimit të një Liste Zyrtare të Sëmundjeve Profesionale për Minatorët e Kosovës”.
Konferenca do të prezantojë gjetjet kryesore të hulumtimit mbi gjendjen e minatorëve në Kosovë, me fokus në shëndetin dhe sigurinë në punë, mungesën e listës zyrtare të sëmundjeve profesionale, rreziqet shëndetësore afatgjata, si dhe nevojën për politika të qëndrueshme ndërsektoriale për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues institucionalë dhe partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Ministrin për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, përfaqësues nga Ambasada Suedeze, zëvendësministra, përfaqësues të Trepçës, Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës dhe ekspertë nga fusha e mjekësisë së punës. Paneli diskutues do të trajtojë sfidat dhe politikat për mbrojtjen e shëndetit dhe të drejtave të minatorëve në Kosovë, me pjesëmarrjen e aktorëve kyç institucionalë dhe profesionalë.
📅 27 shkurt 2026
📍 Hotel Sirius, Prishtinë
🕙 Ora 10:00 (Regjistrimi nga ora 09:30)
Ju mirëpresim të na bashkoheni në këtë ngjarje të rëndësishme që synon të nxisë dialogun institucional dhe hapat konkretë drejt njohjes së sëmundjeve profesionale dhe përmirësimit të kushteve të punës për minatorët në Kosovë.
#institutiperhulumtimedhetedrejtatenjeriut #ihdnj #institutiihdnj
📣Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) organizon konferencën për lansimin e hulumtimit “Punëtorët e Padukshëm të Nëntokës: Drejt Hartimit të një Liste Zyrtare të Sëmundjeve Profesionale për Minatorët e Kosovës”.
Ky hulumtim vë në fokus realitetin e punëtorëve të sektorit minerar në Kosovë, duke trajtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë çështjet e shëndetit dhe sigurisë në punë, sfidat sistematike me të cilat përballen minatorët, si dhe boshllëqet ekzistuese në mbrojtjen institucionale. Përmes gjetjeve të tij, synohet të kontribuohet në nxitjen e politikave publike më të drejta dhe të bazuara në evidencë, veçanërisht në drejtim të hartimit të një liste zyrtare të sëmundjeve profesionale për minatorët.
Konferenca do të shërbejë si hapësirë dialogu ndërmjet përfaqësuesve institucionalë, qeverisë, sindikatave, shoqërisë civile, ekspertëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim diskutimin e hapave konkretë për përmirësimin e kushteve të punës, mbrojtjen e të drejtave të minatorëve dhe forcimin e përgjegjësisë institucionale.
Aktiviteti organizohet në kuadër të projektit HumanRightivism, i financuar nga Community Development Fund (CDF) – Embassy of Sweden in Prishtina.
📅 27 Shkurt 2026
📍 Hotel Sirius, Prishtinë
🕙 Ora 10:00
#institutiperhulumtimedhetedrejtatenjeriut #ihdnj #institutiihdnj