Home uni.prPosts

Universiteti i Prishtinës

@uni.pr

Llogaria zyrtare e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" #UnëJamUP
Followers
7,709
Following
11
Account Insight
Score
33.57%
Index
Health Rate
%
Users Ratio
701:1
Weeks posts
Në Qendrën e Gjuhëve të UP-së kultura dhe tradita japoneze prezantohen me tërë shkëlqimin e tyre Në një organizim të Qendrës së Gjuhëve të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, në bashkëpunim me Fondacionin Japonez në Budapest dhe Ambasadën e Japonisë në Kosovë, u dhanë informata të hollësishme për mundësitë e studimit në Japoni dhe testin ndërkombëtar të gjuhës japoneze (JLPT). Në këtë ngjarje u promovuan edhe elementet dalluese të kulturës e traditës japoneze, si veshja tradicionale kimono që përdoret në ceremoni festive, kultura e origamit, letrave të palosura në forma të ndryshme dhe u zhvillua një orë hyrëse e gjuhës japoneze. Nëpër trashëgiminë dhe peizazhet natyrore japoneze, studentëve u priu përfaqësuesja e Fondacionit Japonez në Budapest, Ayaka Kishino me anë të video-projeksioneve, kuizit dhe muzikës japoneze. Bashkë me të nga ky fondacion erdhën edhe drejtori, z. Masanori Takaguchi dhe këshilltari i lartë i gjuhës japoneze, z. Yasuhiro Yashima. Të pranishmit i përshëndeti koordinatorja e Qendrës së Gjuhëve në UP, profesoresha, Linditë Sejdiu. Një fjalë rasti e mbajti edhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki. I veshur me një kimono të quajtur „Happi”, ai tregoi shkurt disa nga veçantitë e vendit të tij. Universiteti i Prishtinës bashkëpunon në vazhdimësi me universitete, profesorë dhe organizata japoneze. Në qershor të vitit 2025 Universiteti i Prishtinës, i akordoi titullin e lartë „Doctor Honoris Causa” profesorit Hisashi Owada për kontributin e jashtëzakonshëm akademik, si dhe angazhimin jetësor në fushën e drejtësisë ndërkombëtare dhe promovimin e paqes globale. Në edicionin e 24-rt të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës, të zhvilluar në korrik të vitit të kaluar, pjesë e kurseve ishin edhe dy profesorë japonezë. Edhe Qendra e Gjuhëve në Fakultetin e Filologjisë ofron kurse të gjuhës japoneze, derisa në Bibliotekën Qendrore Universitare funksionon edhe Këndi Japonez i Librit.
39 0
14 hours ago
🎓 Të nderuar maturantë, 🌍 Bota e sotme digjitale ju ofron një univers të tërë të mundësive e profesioneve, gjithnjë në ndryshim, përmirësim dhe përkryerje. 💻⚡ Në programin studimor Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), që ofrohet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike e Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, asnjëherë nuk do ta ndjeni presionin e ndryshimeve të vazhdueshme, të pandalshme dhe të mëdha që po ndodhin, pasi do të mësoni nga më të mirët me mjetet më moderne për profesionet më të kërkuara. 🚀 Ejani në UP dhe TIK për t'u paraprirë zhvillimeve teknologjike, shkencore dhe mjeteve të inteligjencës artificiale. 🎯 Përgatituni për tregun vendas dhe global të punës, për botën e re që po merr formë. 📹 Për më shumë, shikojini videot. 🤝 Ju mirëpresim!
42 0
15 hours ago
Ndërkombëtarizimi dhe rrjetëzimi: UP-ja forcon lidhjet me Universitetin e Pecs-it të Hungarisë Një grup profesorësh, doktorantët dhe hulumtuesish nga Instituti i Gjeografisë dhe Shkencave të Tokës në Fakultetin e Shkencave të Universitetit të Pecs-it në Hungari të shoqëruar nga profesori nga Departamenti i Gjeografisë, prof. Arsim Ejupi, vizituan Rektoratin e Universitetit të Prishtinës për të shikuar mundësitë e forcimit të bashkëpunimit. Delegacionin nga Hungaria e priti prorektorja për ndërkombëtarizim dhe zhvillim akademik, prof. Rozafa Basha që i njoftoi mysafirët me historinë, rezultatet të tashmen dhe të ardhmen e Universitetit të Prishtinës. Prorektorja Basha në takimin me profesorët hungarezë, e vlerësoi lart bashkëpunimin e deritashëm të UP-së me universitetet nga Hungaria, derisa tregoi se universiteti ndërvepron me shumë institucione të arsimit të lartë në Evropë, ShBA dhe disa shtete aziatike. Kreu i delegacionit hungarez dhe shefi i Institutit të Gjeografisë, prof. Peter Remenyi, bëri të ditur se Universiteti i Pecs-it ka 25 mijë studentë, 5700 nga të cilët janë ndërkombëtarë. Ai tha se shumica e programeve të studimit në këtë universitet janë edhe në gjuhën angleze, derisa tregoi se njëri nga studentët është nga Universiteti i Prishtinës. Profesorët, doktorantët dhe hulumtuesit hungarezë po qëndrojnë në Kosovë, në kuadër të një ekspedite hulumtuese në Ballkanin Perëndimor, të titulluar „Udhëtim nëpër ‘tokat shqiptare’ të ndara me kufij shtetërorë”, gjatë së cilës po shoqërohen nga profesori i Departamentit të Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, prof. Arsim Ejupi. Profesorët e kësaj ekspedite, Peter Remenyi dhe Norbert Pap për studentët e Departamentit të Gjeografisë të FSHMN-së mbajtën një ligjëratë me titullin „Gjeografia Politike e Hungarisë: Sfidat Gjeopolitike Moderne dhe Orientimi Strategjik”. Në qershor të vitit 2025 Universiteti i Prishtinës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me gjashtë universitete hungareze. https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,3887
20 0
1 day ago
UP-ja hap konkurs për drejtor dhe zyrtar të Auditimit të Brendshëm Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs për drejtor dhe zyrtar në Departamentin e Auditimit të Brendshëm. Kandidatët që aplikojnë për pozitën e drejtorit në këtë departament, duhet të kenë diplomë universitare nga Fakultetit Ekonomik, me specializim në financa dhe/ose kontabilitet, nga Fakulteti Juridik a Administrata Publike, me të paktën 240 kredi ECTS ose të kenë të kryera studimet master në të njëjtën fushë me ato bachelor. Për këtë pozitë të drejtuesit të mesëm kërkohen pesë vjet përvojë pune, tri nga të cilat në pozita menaxheriale, certifikata e auditimit e lëshuar nga organi kompetent, shkathtësi hulumtuese, analitike e vlerësuese dhe njohuri për formulim të rekomandimeve dhe dhënien e këshillave profesionale. Konkurruesit për zyrtar të Auditimit të Brendshëm duhet të kenë diplomë universitare nga Fakulteti Ekonomik, me specializim në financa dhe/ose kontabilitet ose të kenë përfunduar studimet në Fakultetin Juridik ose Administratë Publike. Ata duhet të kenë tre vjet përvojë pune, licencë auditimi e shkathtësi hulumtuese, analitike e vlerësuese dhe njohuri për formulim të rekomandimeve dhe dhënien e këshillave profesionale. Të interesuarit për këto pozita mund ta shkarkojnë formularin e aplikimit nga uebfaqja zyrtare https://dokumente.uni-pr.edu/tjera (kërkesa për punësim) ose atë ta marrin në objektin e Rektoratit të UP-së, te Zyra numër 18 për Arkiv dhe Protokoll. Formularit duhet t’ia bashkojnë CV-në, kopjen e diplomës, certifikatën profesionale të auditimit, dëshmitë për përvojën e punës, kopjen e letërnjoftimit, ekstraktin origjinal të lindjes dhe vërtetimin origjinal nga gjykata se nuk janë të dënuar për vepra penale. Dokumentet e kompletuara sipas konkursit dorëzohen po në këtë zyrë gjatë orarit të punës, prej orës 8:00 deri në 16:00. Konkursi është i hapur nga 15 maji deri më 15 qershor 2026. https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,38,3881
28 0
1 day ago
Ligjëratat nga diaspora akademike: Profesorët e afiliuar sjellin përvojën dhe dijen ndërkombëtare te studentët e UP-së Profesorët nga diaspora akademike të afiliuar me UP-në që punojnë në 400 universitetet më të njohura të botës, kanë filluar t'u ligjërojnë studentëve të Universitetit të Prishtinës për tema e fusha të ndryshme, herë me prani fizike e herë nëpërmjet platformave të mësimit në distancë. Vetëm ditëve të fundit, në Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin Filozofik, ligjëratat e tyre në pajtim me specializimet që kanë i zhvilluan mjeku i njohur onkolog dhe profesori i Universitetit Shtetëror të Ohajos, prof. Dukagjin Blakaj dhe ish-studenti i Universitetit të Prishtinës, tash profesor në Universitetin e Qytetit të Dublinit (DCU), prof. Gëzim Visoka. Profesori Visoka, që është edhe bashkëpunëtor kërkimor dhe hulumtues në Universitetin e Oksfordit, i ftuar në lëndën Politika botërore, që po ofrohet edhe në këtë semestër nga profesori dhe rektori Arben Hajrullahu, ligjëroi sot në Departamentin e Shkencës Politike të Fakultetit Filozofik për temën „Globalizmi dhe De-globalizmi”. Prof. Visoka, ndër të tjera, tha se Kosova kishte fat që ndërhyrja e NATO-s ndodhi në kohën e lulëzimit të globalizmit liberal (1990 – 2007), e të mbështetur nga shumë shtete demokratike të botës. Të premten më 8 maj 2026, në një ligjëratë të organizuar nga profesoresha e UP-së dhe shefja e Katedrës së Radiologjsë, Mjekësisë Nukleare dhe Onkologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, prof. Kreshnike Dedushi, mjeku me karrierë ndërkombëtare, Dukagjin Blakaj ligjëroi për rrezatimin e hipofraksionuar dhe imunoterapinë te pacientët me kancer të përsëritur/përhershëm të kokës dhe qafës. Profesori dhe onkologu Blakaj foli për imunoterapinë, njërën nga metodat më të reja të trajtimit të kancerit, që nxit sistemin imun të organizmit njerëzor të luftojë vetë qelizat kancerogjene. Ai tregoi edhe detaje personale që e lidhin me UP-në dhe Kosovën. Tha se të dy prindërit studimet i kishin kryer në Universitetin e Prishtinës, ndërsa më pas babai i tij ishte profesor në këtë universitet, derisa e ëma kishte punuar si mjeke. https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,3880
30 1
2 days ago
🚨 CALL FOR APPLICATIONS: ESSAY COMPETITION 🚨 We are launching the Kosovo Health Policy Lab: Non-Communicable Diseases (NCD) Leadership Summer School 2026, part of the Prishtina International Summer University. 📚 What is it? An intensive two-week programme to equip the next generation of leaders with skills to analyse, design, and communicate effective health policies. Your entry point is a reflective essay on strengthening Kosovo's tobacco control policies by aligning with WHO standards. 🎯 Who can apply? Emerging thinkers from diverse fields: Medicine, Public Health, Law, Economics, Communication, Data Science, and more! (Master’s/PhD students or recent graduates). 🏆 What do you gain? Selected candidates (20-25) will: ✅ Work on real-world NCD policy challenges ✅ Engage with national & international experts ✅ Develop practical solutions for institutions ✅ Build leadership & communication skills 📅 Key Dates: ▶️ Submission Deadline: 12 June 2026 ▶️ Summer School: 6 – 17 July 2026 🔗 How to Apply: Submit your essay (1,000-1,500 words), CV, proof of status, and a short bio to [email protected] For full details and official call, visit: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,3879
28 0
3 days ago
Të nderuar maturantë, 🎓✨ Nëse doni që me punën tuaj të planifikoni e dizajnoni ndërtesat, shtëpitë 🏢🏡, objektet e ndryshme, hapësirat e jashtme dhe të brendshme 📐🧭 dhe pjesët e qyteteve, ejani në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës. 🏛️ Këtu, nën kujdesin dhe drejtimin e profesorëve, profesionistëve dhe arkitektëve më të njohur të vendit e më gjerë, do të mësoni edhe se si të përmirësohen e bëhen edhe më funksionale hapësirat ku bëjmë jetën tonë të përditshme, se si të shtohen ambiente të reja kreative e të këndshme të banimit, punës dhe aktiviteteve sportive. 🧑‍🏫👩‍🎨💡 Në Fakultetin e Arkitekturës ju i ndihmoni jetës të zhvillohet më lehtë e më këndshëm dhe të jetë e rrethuar me hapësira të bukura, funksionale dhe të sigurta, në përputhje me praktikat më të reja të këtij profesioni të mrekullueshëm. 🏗️🔒 Për më shumë, shikojeni videon. 🎬 Ju mirëpresim! 🎉🎈
169 0
3 days ago
Rektori Hajrullahu drejtuar delegacionit polak: „Është e zakonshme që shtetet të krijojnë universitete, por jo aq e zakonshme që universitetet të krijojnë shtete” Një delegacion nga Polonia i përbërë nga profesorë universitarë, biznesmenë, artistë dhe politikëbërës, vizitoi Universitetin e Prishtinës. Vizita studimore e delegacionit polak u organizua nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Varshavë dhe shefi i misionit të saj, ambasadori Drilon S. Gashi bashkë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Mysafirëve për historinë e UP-së dhe planet e së ardhmes së këtij institucioni, u foli rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Arben Hajrullahu. „Është e zakonshme që shtetet të krijojnë universitete, por jo aq e zakonshme që universitetet të krijojnë shtete. Universiteti i Prishtinës është i tillë. Ky institucion i ka vënë themelet e shtetësisë së Kosovës”, tha në fjalën hyrëse rektori i Universiteti i Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu. Në këtë ngjarje të rëndësishme për forcimin e lidhjeve mes universiteteve dhe shteteve, Polonisë e Kosovës, morën pjesë edhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe zhvillim akademik, prof. Rozafa Basha, prorektorja për buxhet, financa dhe bashkëpunim me sektorin publik e privat, prof. Albana Berisha-Qehaja dhe prorektori për mësimdhënie, çështje të personelit akademik dhe botime, prof. Adem Beha. Në nëntor të vitit 2025, rektori, prof. Arben Hajrullahu dhe prorektorja, prof. Rozafa Basha, zhvilluan një vizitë në universitete të ndryshme të Polonisë për rritje bashkëpunimi. Atëherë, UP-ja nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Shkollën e Filmit të Łódźit, njërën nga akademitë më prestigjioze të filmit në Evropë. Mysafirët nga Polonia, erdhën për t’u njohur më mirë me njerëzit kyç të Kosovës dhe institucioneve të saj, për të ndihmuar kështu në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve Kosovë-Poloni në ekonomi, politikë e kulturë, përpara organizimit të Festivalit të Muzikës Polake në Kosovë (POMIK), që është paraparë të nisë në nëntor të vitit 2026. https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,3874
29 0
3 days ago
Universiteti i Prishtinës certifikon gjeneratën e re të trajnerëve në fushën e këshillimit për punësim Universiteti i Prishtinës ka shënuar një moment të rëndësishëm institucional me certifikimin e gjeneratës së re të trajnerëve në kuadër të programit „Train-the-Trainer Programme for Job Placement Counsellors”, i realizuar në bashkëpunim me Institutin për Shkenca të Aplikuara të Këshillimit (INfaBW) nga Gjermania, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës, si dhe me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Ceremonia solemne e certifikimit, e mbajtur në ambientet e Fakultetit të Edukimit, përmbylli me sukses një proces intensiv dhe të mirëstrukturuar të zhvillimit profesional, gjatë të cilit u certifikuan 13 anëtarë të personelit akademik dhe profesionistë të kësaj fushe. Në fjalën e tij përshëndetëse, prorektori për mësimdhënie, çështje të personelit akademik dhe botime, prof. asoc. dr. Adem Beha, theksoi se ky program përfaqëson një investim strategjik në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe në modernizimin e shërbimeve të punësimit në vend. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si një faktor kyç për avancimin e politikave aktive të tregut të punës dhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Për Mario Eckardt, shefin e projektit në Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH „Programi ‘Train-the-Trainer’ përfaqëson një shembull të shkëlqyer të asaj që mund të arrihet përmes bashkëpunimit të mirëstrukturuar ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë”. Prof. dr. Michael Scharpf nga Universiteti i Studimeve të Aplikuara të Punës ndër të tjera shtoi: „Ky program është ndërtuar mbi një qasje të integruar akademike dhe praktike, duke reflektuar standardet më të avancuara evropiane në fushën e këshillimit për punësim dhe ndërmjetësimit në tregun e punës". Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një programi të qëndrueshëm dhe të standardizuar për këshilluesit e punësimit në Kosovë, https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,3873
86 0
4 days ago
Universiteti i Prishtinës hap konkursin e studimeve të doktoratës për vitin akademik 2026/’27 Me konkursin e hapur në pesë njësi akademike e nëntë programe studimi, parashikohet të pranohen 61 studentë të doktoratës. Kandidatët mund të aplikojnë për pranim në disa programe doktorate të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore, Fakultetit të Filologjisë, Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Edukimit. Studentët që konkurojnë për këtë nivel studimesh duhet ta plotësojnë kushtin e notës mesatare më të lartë se tetë në nivelet bachelor dhe master. Aplikimi në konkursin për studime të doktoratës fillon më 12.05.2026 dhe mbaron më 26.06.2026, në orën 16.00. Ai mund të bëhet në këtë vegëz. Informatat për mënyrën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme, bashkë me konkursin në tërësi, i gjeni në vegëzën në vijim: Konkursi për studimet e doktoratës 2026/’27. Detajet rreth studimeve të doktoratës në UP të përcaktuara nga rregullorja në fuqi, mund t’i lexoni këtu. Për probleme eventuale lidhur me aplikimin në sistem ose sqarime procedurale, ju lutemi t'i drejtoheni Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, nëpërmjet e-mailit: [email protected], përkatësisht Departamentit për Çështje Akademike, me anë të e-mailit: [email protected]. Universiteti i Prishtinës, më i vjetri, më i madhi dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet e hapësirave gjeografike ku jetojnë shqiptarët, garanton trajtim me transparencë e meritoktaci të aplikimeve të pranuara në të gjitha fazat e konkursit. https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,3872
35 0
4 days ago
Rektori Hajrullahu prezanton në Samitin e Universiteteve Evropiane të Times Higher Education „Sfida më e madhe e menaxhmentit universitar është të ruajë autonominë akademike pa humbur efikasitetin institucional” Në Samitin treditor të Universiteteve Evropiane 2026, të organizuar në Milano të Italisë nga Times Higher Education, arsimi i lartë në gjuhën shqipe u përfaqësua në panelet diskutuese vetëm nga Universiteti i Prishtinës. Në këtë ngjarje, ndër më të rëndësishmet për arsimin e lartë dhe botën universitare në Evropë e përtej, rektori i UP-së, prof. Arben Hajrullahu, prezantoi në panelin e titulluar „Udhëheqja nëpër Kriza: Si Munden Institucionet t’i Ruajnë Vlerat, Parimet dhe Strategjitë e tyre Derisa Ndodhen nën Vëzhgim të Vazhdueshëm”, bashkë me presidentin e Universitetit të Qytetit të Dablinit, prof. Dáire Keogh, rektorin e Universitetit Teknik të Stambollit, prof. Hasan Mandan dhe rektoren e Universitetit të Primorskës në Kopër të Sllovenisë, prof. Klavdija Kutnar. Paneli u drejtua nga prorektori për sigurim të cilësisë në Universitetin Politeknik të Torinos, prof. Stefano Berrone. Duke iu përgjigjur pyetjeve të ngritura rreth ruajtjes së besueshmërisë së institucionit në kushtet e presionit të lartë, rektori Hajrullahu prezantoi para pjesëmarrësve, politikën e mospasjes asgjë për të fshehur, të ndjekur që nga zgjedhja në krye të UP-së në tetor të vitit 2024. Rektori Hajrullahu tha se: „Sfida më e madhe e menaxhmentit universitar është të ruajë autonominë akademike pa humbur efikasitetin institucional.” Ne i raportojmë situatat ashtu siç janë — qartë dhe sinqerisht. Sfidat i shikojmë si mundësi dhe i trajtojmë hap pas hapi, duke rritur vazhdimisht besueshmërinë për një të ardhme më të mirë”, tha ai. Rektori Hajrullahu kumtesën e tij e përmbylli me konstatimin: „Në kohë krize institucionet nuk vlerësohen në bazë të presionit me të cilin përballen, por nga refuzimi i kopromiseve me parimet e drejta dhe fer". Universiteti i Prishtinës që nga viti 2023 është i vetmi institucion i arsimit të lartë në gjuhën shqipe që përfshihet në renditjen e përgjithshme vjetore të universiteteve, të përpiluar nga Times Higher Education.
44 0
9 days ago
Universiteti i Prishtinës përfaqësohet në ngjarjen më të rëndësishme evropiane në fushën e arsimit të lartë Universiteti i Prishtinës po përfaqësohet në një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane në fushën e arsimit të lartë. Rektori Arben Hajrullahu, i shoqëruar nga prorektori Adem Beha, po marrin pjesë në THE Europe Universities Summit 2026, që po mbahet nga 5 deri më 7 maj 2026 në Milano. Nën temën „Unite to lead: Elevating Europe's global role in higher education”, kjo konferencë mbledh liderë, inovatorë dhe vendimmarrës nga akademia, politika dhe industria, me synim forcimin e rolit të universiteteve evropiane në arenën globale. Pjesëmarrja e delegacionit të Universitetit të Prishtinës në këtë samit të nivelit të lartë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të institucionit, zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në arsimin e lartë. Ky forum shërben si një platformë e rëndësishme për ndërtimin e rrjeteve të reja akademike dhe për fuqizimin e rolit të universiteteve si motorë të dijes, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global. https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,3870
37 1
10 days ago