Katror.info

@katror.info

Faqja zyrtare e në Instagram
Followers
15.8k
Following
6
Account Insight
Score
36.4%
Index
Health Rate
%
Users Ratio
2637:1
Weeks posts
🚂🌄Nga malet madhështore të Rockies deri te kanionet e kuqe të Utah-ut - “Rockies to the Red Rocks” po konsiderohet një nga përvojat më të veçanta turistike në SHBA. Dikur e ndërtuar për transport industrial, kjo linjë historike hekurudhore është transformuar në një udhëtim luksoz panoramik që lidh Denverin me Salt Lake City, duke kaluar nëpër qytete historike, natyrë të paprekur dhe peizazhe mahnitëse.🏔️✨ Pasagjerët përjetojnë më shumë sesa një udhëtim - ushqim rajonal 🍽️, guida gjatë rrugës 🎙️ dhe ndalesa në vende ikonike si Moab, porta drejt parqeve kombëtare Arches dhe Canyonlands. 🌿 Një mënyrë e re për të eksploruar Perëndimin Amerikan: më pak nxitim, më shumë përjetim.❤️ #Udhe #TravelGoals #USA #RockiesToTheRedRocks #Adventure
8 0
1 day ago
🌍⚽Finalja e Kupës së Botës 2026 premton të jetë një super spektakël global!🔥 FIFA ka bërë të ditur se në pauzën e finales më 19 korrik në stadiumin MetLife do të performojnë superyjet botërorë Shakira, Madonna dhe BTS.🎤✨ Me mbi 500 milionë shikues në finalen e kaluar, këtë vit pritet një audiencë edhe më e madhe falë kombinimit të sportit dhe muzikës në një skenë gjigante.🔥🏆 #People #WorldCup2026 #Shakira #Madonna #BTS
6 0
1 day ago
📚Një lajm i rëndësishëm për kulturën dhe trashëgiminë!✨ 🇽🇰Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nënshkruar marrëveshjen e parë të bashkëpunimit me një bibliotekë italiane – Bibliotekën prestigjioze “Marciana” në Venecia. 🇮🇹 Marrëveshja synon shkëmbimin e përvojave profesionale, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe promovimin e trashëgimisë kulturore ndërmjet dy vendeve. Një urë e re bashkëpunimi përmes dijes dhe kulturës.🤝📖 #LajmeTeMira #BibliotekaKombetare #Kosova #Venecia #Kultura
7 0
1 day ago
Gjatë vizitës në Kosovë, 🇪🇺Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, u bëri thirrje liderëve politikë që të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe t’i japin fund ngërçit institucional në vend. 🇽🇰 Në konferencën e përbashkët me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ajo theksoi se “nuk ka siguri në Evropë pa Kosovën”, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të vendit për stabilitetin rajonal dhe procesin e zgjerimit të BE-së. 🌍 Ajo tha se Kosova – e cila ende nuk e ka statusit e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në bllok, duhet të ketë sa më parë institucione të qëndrueshme dhe funksionale. Kos – në vizitën e saj të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës më 2024 – u prit në mëngjes fillimisht nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, para se të takohej me kryeministrin Kurti. Vizita vjen në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe në një moment kyç për të ardhmen evropiane të Kosovës.🤝 #Lajme #MartaKos #EuropeanUnion #Kosova #Prishtina
5 0
1 day ago
🗳️🇽🇰Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë nesër tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Pas certifikimeve të fundit, në këto zgjedhje do të marrin pjesë gjithsej 3 koalicione, 17 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur.✅ Tashmë vëmendja është te përgatitjet finale për një nga proceset më të rëndësishme demokratike në vend.🏛️ #Lajme #KQZ #Zgjedhjet2026 #Kosova #Demokraci
4 0
1 day ago
🇦🇱✨Shqipëria ka siguruar zyrtarisht një vend në finalen e madhe të Eurovizionit me këngën “Nan”, të interpretuar nga Alis Kallaçi.🎤❤️ Artisti shkodran performoi i 13-ti në gjysmëfinalen e dytë dhe rrëmbeu vëmendjen e publikut me vokalin e fuqishëm, skenografinë mbresëlënëse dhe emocionin e fortë që përcolli në skenë.🌟 Një nga momentet më të komentuara ishte edhe prania e aktores shqiptare Rajmonda Bulku, që i shtoi edhe më shumë ndjeshmëri artistike performancës.👏 Pas rezultateve, rrjetet sociale u mbushën me urime dhe krenari nga shqiptarët kudo në botë. Tashmë, sytë janë drejt finales së madhe!🔥🏆 #People #Eurovision2026 #Shqiperia #AlisKallaci #Eurovision
19 0
1 day ago
🇪🇺Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, po zhvillon sot vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë që nga marrja e detyrës në vitin 2024. Zyrtarja evropiane është pritur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me të cilin do të mbajë edhe konferencë të përbashkët për media. 🎙️🤝 Vizita e saj vjen në një moment të rëndësishëm politik për vendin, vetëm pak javë para zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa fokusi mbetet te procesi i integrimit evropian të Kosovës. 🌍 #Lajme #MartaKos #EuropeanUnion #Kosova #EUEnlargement
9 0
1 day ago
👩‍💼🌟Gratë në vitin 2026 po zgjedhin profesione që kombinojnë të ardhura të larta, siguri financiare, fleksibilitet dhe mirëqenie personale. Këto janë 7 profesionet që po i bëjnë gratë më të pasura këtë vit: 💼📊Menaxhere financiare 👩‍💼🤝Menaxhere e burimeve njerëzore 💊👩‍⚕️Farmaciste 🩺🏥Ndihmës mjeke 📣🗞️Menaxhere e marrëdhënieve me publikun (PR) 👩‍⚕️❤️Infermiere 🐾🐶Veterinere #Lifestyle #Karriera #Grate #Empowerment #WomenAtWork
6 0
1 day ago
🌸Turizmi i luleve të egra është kthyer në një nga trendet më të njohura të udhëtimit në botë, me mijëra vizitorë që ndjekin spektaklin e natyrës në destinacionet më të famshme të lulëzimit. 🌍✈️ Japonia 🇯🇵 ka përjetuar një bum të madh turistësh gjatë sezonit të luleve të qershisë🌸, me mbi 10 mijë vizitorë në ditë në pika ikonike si Chureito Pagoda - një situatë që ka sjellë mbiturizëm dhe probleme infrastrukturore. Ndërkohë, edhe Holanda 🇳🇱 po përballet me sfida të ngjashme, pasi turizmi i tulipanëve po ndjen ndikimin e mbiturizmit.🌷🌡️ Për këtë arsye, shumë adhurues të natyrës po kërkojnë destinacione të reja dhe më pak të mbingarkuara për të përjetuar bukurinë e lulëzimit, si: Kanada 🇨🇦 – fusha të famshme me luledielli dhe lule të egra në pranverë/verë Zvicra 🇨🇭 – Alpet zvicerane me livadhe alpine spektakolare 🌼 Turqia 🇹🇷 – festivalet e tulipanëve, sidomos në Stamboll 🌷 India 🇮🇳 – “Valley of Flowers”, një nga destinacionet më ikonike 🌸 Shtetet e Bashkuara 🇺🇸 – super bloom në California 🌼 Afrika e Jugut 🇿🇦 – Namaqualand, i njohur për “qilimin” me lule 🌺 Zelanda e Re 🇳🇿 – peizazhe alpine me lulëzim unik 🌿 Franca 🇫🇷 – fushat e livandës në Provence 💜 #Udhe #WildflowerTourism #Travel #Japan #Netherlands
5 0
2 days ago
🎨✨ Rahoveci ka nisur aktivitetet e “Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit” me punëtorinë kreative “Artistët e Vegjël”, të organizuar nga Art Studio Rahovec në ambientet e Shtëpisë së Artistëve. 🖌️ Në këtë aktivitet morën pjesë persona me nevoja të veçanta dhe nxënës të shkollave, të cilët përmes artit, ngjyrave dhe kreativitetit sollën një atmosferë emocionale e festive. ❤️🌈 Organizatorët e cilësuan këtë përvojë si të paharrueshme, të mbushur me energji pozitive, buzëqeshje dhe momente të veçanta. 🤝 Arti edhe një herë tregoi fuqinë e tij si mjet bashkimi, komunikimi dhe inspirimi për të gjitha grupet e shoqërisë.✨ #LajmeTeMira #Rahovec #SimpoziumiNderkombetar #Kosova #PunetoriKreative
6 0
2 days ago
🎶🇦🇱Sonte është nata e Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2026! Përfaqësuesi shqiptar, Alis, do të ngjitet në skenën e Vjenës me këngën “Nan”, në gjysmëfinalen e dytë të garës më të madhe muzikore në Evropë. 🌟 Sipas raportimeve nga Vjena, atmosfera rreth ekipit shqiptar është mjaft emocionuese dhe mbështetja nga publiku ka qenë e jashtëzakonshme.❤️🖤 “Edhe dje gjatë kohës që ai këndonte në sallë, dëgjohej që thirrej emri i Alis dhe emri i Shqipërisë.” Kënga “Nan” ka prekur jo vetëm shqiptarët, por edhe publikun ndërkombëtar, me shumë njerëz që janë emocionuar deri në lot nga mesazhi i saj.🥹🎵 Shqipëria performon me numrin 13 dhe synon një vend mes 10 finalistëve të natës.🙌 #People #Eurovision2026 #Alis #Nan #TeamAlbania
15 0
2 days ago
🇪🇺Një vizitë e rëndësishme për Kosovën! Komisarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, pritet të qëndrojë në Kosovë më 15 maj, në kuadër të një agjende zyrtare me takime të nivelit të lartë.🤝 Sipas planit, ajo do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Vizita zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik për vendin, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. Kjo është vizita e parë e komisioneres në Kosovë që nga marrja e mandatit të saj. #Lajme #MartaKos #Kosova #EuropeanUnion #BE
2 0
2 days ago