📢 BILETAT NË SHITJE
KUPA E KOSOVËS – FINALJA
💙 FERIZAJ 🆚 DUKAGJINI 💚
🗓️ 21 maj 2026
⏰ 20:00
🏟️ “Fadil Vokrri”, Prishtinë
🎟️ Biletat mund t’i blini në:
🔗 https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
ℹ️ Çmimet e biletave:
• Veri & Jug — 3€
• Lindje — 5€
• Perëndim — 10€
• VIP — 30€
Tifozët e klubit FC Ferizaj janë të vendosur në tribunën Veri (V1, V2, V3).
Tifozët e klubit KF Dukagjini janë të vendosur në tribunën Jug (J1, J2, J3).
Congratulations to 🇽🇰 @ffk_kos on celebrating 10 years as a FIFA Member Association. 👏⚽
Over the past decade, football in Kosovo has continued to grow and inspire many young players and fans. @fifa remains committed to supporting the development of the game in the country that was overseen originally under the leadership of Fadil Vokrri, and is continued today by Agim Ademi, the current President of the Football Federation of Kosovo and his team. 🌍🤝
#FootballUnitesTheWorld
⚽️ Shoqata e Trajnerëve organizoi sot seminar me trajnerin gjerman Rainer Kraft, ku pjesë e diskutimit ishte identifikimi dhe zhvillimi i talenteve të rinj në futboll.
🇽🇰 Gjatë seminarit, Kraft prezantoi metodologjinë e punës në kuadër të projektit TDS, duke ndarë përvojat dhe mënyrat e zhvillimit të lojtarëve të rinj për një të ardhme sa më të suksesshme në futbollin e Kosovës.
Urime FC Policia e Kosovës për titullin kampion në Ligën e Parë të futsallit dhe inkuadrimin në Superligën e Kosovës! 🏆⚽️👏
Sonte patëm kënaqësinë ta ndajmë trofeun e kampionit për FC Policia e Kosovës, ekip i cili vetëm një vit më parë iu bashkua garave nën ombrellën e FFK-së, ndërsa në këtë edicion dëshmoi organizim, disiplinë dhe cilësi të jashtëzakonshme sportive.
Me paraqitje të shkëlqyera gjatë gjithë kampionatit, skuadra e Policisë së Kosovës arriti me plot meritë të shpallet kampione e Ligës së Parë dhe të sigurojë promovimin në elitën e futsallit kosovar për edicionin e ardhshëm.
Ky sukses pasqyron vlerat që përfaqëson edhe vet institucioni i Policisë së Kosovës, përkushtimin, profesionalizmin dhe punën ekipore. Me këtë rast, përgëzova drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe lojtarët, stafin teknik dhe gjithë pjesëtarët e klubit për këtë arritje të rëndësishme.
Njëkohësisht, urime edhe për FC Rahovecin për rikthimin në Superligën e Kosovës në futsall.
Suksese të dyja skuadrave në elitën e futsallit kosovar! ⚽🏆
🏆✨ Momente nga ceremonia e finales së Kupës së Kosovës për Vajza!
Urime fitueseve KFF Dukagjini, si dhe përgëzime për finalistet KFV Prishtina për paraqitjen fantastike!
Urime KFF Dukagjini për triumfin në Kupën e Kosovës! 🏆🟢⚪️🎉
Një finale me rivalitet, emocione dhe shumë luftë sportive, ku as 120 minuta lojë nuk mjaftuan për ta përcaktuar fituesin (1:1). Vajzat nga Klina kaluan herët në epërsi me golin e Olsa Kuçit (4’), ndërsa KFV Prishtina nuk u dorëzua dhe arriti t’i barazojë shifrat në fund të takimit me golin e Rreze Gashit (86’), duke e çuar ndeshjen në vazhdime.
Edhe 30 minutat shtesë sollën lojë interesante dhe raste me goditje shtyllash nga të dyja skuadrat, por pa gola. Në fund, penalltitë vendosën fituesin, ku më të sakta u treguan futbollistet e Dukagjinit (5:4) duke festuar këtë trofe për të dytin vit radhazi.
Përgëzime për futbollistet, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët e KFF Dukagjini për këtë sukses të merituar. Respekt dhe vlerësim edhe për KFV Prishtina për paraqitjen dinjitoze dhe finalen e zhvilluar në nivel të lartë sportiv.
Së bashku do të vazhdojmë ta rrisim dhe fuqizojmë futbollin e vajzave.
Urime KFF Dukagjini dhe suksese edhe në të ardhmen! 👏⚽️💚
🚨DITA E NDESHJES
🏆 KUPA E KOSOVËS – VAJZAT
💚 KFF Dukagjini 🆚 KFV Prishtina 💙
📅 E Mërkurë, 13.05.2026
⏰ 17:00
📍 Kampi Nacional i FFK-së, Hajvali
🎟️ HYRJA FALAS
📺 Drejtpërdrejt në @artmotionnet