Faleminderit Elbasani!❤️
Ju jam gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen tuaj dhe do të punoj çdo ditë me mendje dhe zemër për më shumë punë të mira për Elbasanin tonë të dashur!🙏
☀️Mirëmëngjes nga 📍Shushica me një grup socialistësh të ditëve të para, që kanë dhënë kontribut ndër vite dhe vazhdojnë të frymëzojnë me shembullin dhe vlerat që përcjellin për brezat! 🙏
#PSElbasan #35VitePS 🌹
🏞️ “Paketa e Maleve” dhe zhvillimi i turizmit kurativ në Tregan ♨️
Së bashku me Kryetarin e Bashkisë @gledian_llatja dhe banorët e zonës, krahas dëgjesës për buxhetin afatmesëm, diskutuam mbi rëndësinë e aplikimeve në “Paketën e Maleve” dhe potencialin e madh që ka Tregani për turizmin kurativ.
Mbështetja për bizneset lokale dhe investimet në infrastrukturë mbeten fokusi ynë për t’i dhënë zonës më shumë zhvillim, mundësi dhe ekonomi të qëndrueshme. 🌿
📍Në Tregan, bashkë me @eviskushi , zhvilluam një bashkëbisedim të hapur me banorët e zonës për buxhetin afatmesëm dhe prioritetet që prekin drejtpërdrejt komunitetin. 🤝
Nga ndërtimi i shkollës së re “Jonuz Çarçiu” me standarde bashkëkohore 📚🏫, te investimet në infrastrukturën rrugore dhe ujësjellës, puna vijon për t’i dhënë më shumë zhvillim ekonomik dhe mundësi zonës.
Brenda këtij viti nis investimi në aksin Kryezjarr–Tudan–Trepsenisht 🚧, ndërsa do të vijojë edhe rruga Llixha–Hidraj drejt zonës së hoteleve, një investim i rëndësishëm për turizmin kurativ dhe bizneset lokale.
Tregani ka potencial të jashtëzakonshëm për turizmin kurativ dhe agroturizmin, ndërsa përmes “Paketës së Maleve” do të krijohen më shumë mundësi për familjet, bizneset lokale dhe të rinjtë që duan të investojnë në zonë. 🌿🏞️♨️
Me investime konkrete dhe dëgjesa të vazhdueshme me qytetarët, po ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë për banorët dhe gjithë zonën.🇦🇱
🙏 Mirënjohje dhe respekt për Spiro Bicën, Mina Sulanjakun dhe të gjithë socialistët e Shirgjanit që kanë kontribuar me përkushtim dhe vlera frymëzuese për PS që prej themelimit të saj!
#35VitePS #PSElbasan 🌹
📍Shirgjan, Elbasan - Kënaqësi e veçantë të takoja një grup socialistësh që prej shumë vitesh kanë dhënë kontribut të çmuar në strukturat tona. 🌹
Mirënjohje dhe respekt për përkushtimin, vlerat dhe shembullin frymëzues që përcjellin ndër breza. 🙏
#35VitePS #PSElbasan 🌹
Mirëmëngjes me këtë himn drithërues që prek thellë zemrën e çdo nane shqiptare! 🇦🇱❤️
Suksese @aliskallaci dhe shkëlqe✨ në finalen madhështore të #Eurovision2026! 🎤
🏛️Lajmi më i mirë sot nga parlamenti është miratimi i rezolutës për integrimin në BE me të gjitha votat e bashkuara të maxhorancës dhe opozitës, si një mesazh pjekurie politike, përgjegjësie kombëtare dhe besimi tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë. 🇦🇱🤝🇪🇺
📍Strugë - Një takim shumë frymëzues me studentët shqiptarë dhe kolegët deputetë @pirro_vengu dhe @kliti_hoti . Diskutuam mbi kauzën e drejtë për mbrojtjen dhe respektimin e gjuhës shqipe, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë, që meriton të trajtohet me seriozitet, përgjegjshmëri dhe dialog konstruktiv.
Gjuha shqipe është identitet, dinjitet dhe një nga shtyllat themelore të barazisë dhe bashkëjetesës. Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po e mbrojnë këtë të drejtë me qytetari, dinjitet dhe kulturë demokratike. 🤝
📍Strugë - Takimi i parë i përbashkët me deputetë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbi sfidat e sigurisë mjedisore dhe klimatike, organizuar nga OSBE me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve nga institucionet kombëtare.
Ndryshimet klimatike dhe mbrojtja e mjedisit nuk njohin kufij. Përballë sfidave të përbashkëta, bashkëpunimi rajonal është çelësi për politika më të qëndrueshme, siguri më të madhe mjedisore dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Dialogu mes institucioneve dhe koordinimi mes vendeve tona mbeten thelbësore për të ndërtuar zgjidhje konkrete dhe afatgjata. 🤝