Per 2025,
Me thene te drejten akoma nuk e di si ta vecoj apo ta pozicionoj si vit. Vazhdoj bej pyetje te ndryshme ose mundohem te gjej pyetjet e duhura: si nisi, ku jam, si arritem ketu - pergjigja me del po njesoj. Ke qene nje miks tematikash; aventure, dashurie, perkujdesjesh, zhgenjimesh, dhimbjesh, sfidash, mesimesh. Nje version i vetes, qe me plot goje nuk do e njihja ne 2024.
2025, nje vit pergjigjesh qe nuk do doja ti degjoja me vetdije ose as qe e mendoja qe mund ti arrija ti thoja me ze te larte e te veproja plot bindje.
✨ Shprehja e ketij viti ka qene: Brenda nesh, kemi nje zog dhe nje gur. Detyra jone eshte te mos vrasim zogun, me gurin.
E lumtur, qe ky ka qene viti qe nuk i vendosa vetes disa qellime apo arritje personale sepse i tejkaloi. E keshtu, uroj te jete cdo vit. Pa premtime por plot perjetime.
❤️
Mes punesh, vrulli, marrje fryme sepse fundviti eshte magji ✨ per kedo, pervec nesh - gjetem kohe per nje peme ne 35 minuta; e mbushur patjeter me 10001 batuta.
Enderroni larg, sic me thote dhe @anisazace
Duhet te enderrojme shume larg, qe te pakten te arrijme gjysmen e asaj qe na tremb.
a great quote once said: people change everyday because they want to be that new version of themselves that was never hurt.
Keep changing, keep growing, keep exploring, keep loving life. 🍂
11:11
Ka momente kur largohemi, jo sepse jemi të dobët, por sepse ndjesitë bëhen të rënda për t’u mbajtur. Kur gjithçka brenda nesh ngatërrohet, bëjmë hapin më të lehtë, mbyllemi.
Heqim dorë nga cdo gjë, madje edhe nga vetja.
I themi vetes që është më mirë të mos hapim disa plagë, që është më e lehtë të harrojmë. Por me kohën kupton se ato faqe që i ke lënë mbyllur janë pikërisht ato që duhej t’i lexoje me zë.
Për mua, shkrimi ka qenë gjithmonë një formë shërimi.
Kur shkruaj, përballem me ndjesitë, e për shumë kohë stopova.
Ato letra që kam lënë bosh për shumë kohë, në fakt, kanë qenë arratisje nga vetja. Pasi rinisa, kuptova që ndjesitë të bëjnë human. E tani, po i rikthehem duke i ndarë si kohë përpara.
Nuk ka asgjë më të qetë dhe më të zhurmshme sesa momenti kur fillon ta gjesh veten përsëri. E kupton që nuk po kthehesh aty ku ke qenë, por po rigjen pjesët e thyera, të ftohta, të harruara, dhe po i vendos në vend.
Për ta bërë këtë, duhet t’i hapësh ndjesitë në tavolinë, një nga një.
Mos vrapo të shërohesh me ngut, sepse shërimi ka nevojë të dëgjohet.
Thuaji me zë. Ndoshta një herë, ndoshta njëqind herë.
Në fund, çdo gjë qetësohet.
Ujërat e turbullta bëhen të kthjellta.
Mllefi tretet.
Nuk kërkon më fajtorë.
Thjesht e pranon që je në proces, si të gjithë të tjerët.
Të gjithë jemi ende duke kuptuar kush jemi.
Dhe rruga e vetme është të përqafosh çdo ndjesi, pa e ngrirë shpirtin, pa mbartur barrë që të rëndojnë.
Sepse përballja, në fund, nuk është luftë.
Është qetësi.
Rikthimi tek vetja.
Dhe ajo, do jetë shumë më ndryshe.
Se gjatë shumë situatave që vetëm vetja do të nxjerri, do kuptosh se empatia nuk do jetë më, barrierat do jenë më të forta, e ti, ti do e ruash veten si më të shenjtën gjë!
#comebacktowritting
It’s always about the people.
The ones who grind.
The ones who dream.
The burned out, the relentless, the dealbreakers.
Every story we tell, every brand we grow—starts and ends with them.
Në habitatin tim. @zoecreativz
Vendi ku lindin dhe shterojnë ide.
Ku mësoj të menaxhoj marrëdhënie por mbi të gjitha veten.
Vendi ku rritem përditë e bashkë me mua mirënjohja, besimi & dëshira për shumë më shumë.